Kurti nënvlerëson rolin e Vjosa Osmanit për MCC-në, nuk e përmend në postimin zyrtar

Kurti nënvlerëson rolin e Vjosa Osmanit për MCC-në, nuk e përmend në postimin zyrtar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postim në rrjetet sociale nuk e ka përmend fare rolin e presidentes Vjosa Osmani në vazhdimin e Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Në postimin e bërë në Facebook pas nënshkrimit të marrëveshjes për vazhdimin e financimit nga MCC, Kurti ndau fotografi dhe theksoi rëndësinë e këtij programi për Kosovën, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara – por pa përmendur faktin që ishte pikërisht presidentja Osmani ajo që bëri kërkesën zyrtare për vazhdimin e programit.

“Vazhdimi i Programit Kompakt të MCC-së për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë…”, shkroi Kurti ndër të tjera.

Ky veprim është konsideruar nga analistë dhe përkrahës të presidentes si tentativë për të minimizuar rolin e saj në këtë sukses diplomatik, në një periudhë të ndjeshme politike për vendin.

Zyra e Presidencës nuk ka reaguar ende zyrtarisht, por burime të afërta me institucionin kanë theksuar se kërkesa për vazhdimin e MCC-së është bërë nga presidentja Osmani në komunikim të drejtpërdrejtë me autoritetet amerikane.

Share This