
Kurti mbyll fushatën: 28 dhjetori do t’ia kalojë fitores së 9 shkurtit
Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur sonte fushatën e saj elektorale, prej nga iu bë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të votojnë për numrin 116.
Kandidati për kryeministër Albin Kurti përmendi arritjet nën qeverisjen e tij të deritanishme duke thënë se ekonomia shënoi rritje nga 7 në 11 miliardë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm parashihet të arrijë në 12 miliardë euro.
Ai theksoi se qeveria aktuale ka rritur ekonominë me rreth 1 miliard euro çdo vit, tri herë më shpejt se qeveritë e kaluara, ndërsa punësimi është rritur pesë herë më shpejt.


