Kurti: Fitore e jashtëzakonshme ndaj Suedisë

Kurti: Fitore e jashtëzakonshme ndaj Suedisë

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së madhe të kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Në një postim në Facebook, Kurti e ka cilësuar këtë si rezultatin më të mirë ndonjëherë ndaj Suedisë dhe më të mirin e mundshëm pas sfidës me Zvicrën.

“Kosova jonë me një fitore të jashtëzakonshme, që nuk vonoi shumë në këto ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Jemi të dytët në grup. Gëzuar!”, shkroi ai, duke shprehur entuziazmin për pozicionin e ri të Kosovës në renditje.

Ndryshe Kombëtarja e Kosovës shënoi fitore madhështore ndaj Suedisë, duke triumfuar me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Share This