Kurti fillimisht thotë nuk i ka quajtur opozitën hajvanë, pastaj shton se është dashur të gjente fjalë tjetër

Kurti fillimisht thotë nuk i ka quajtur opozitën hajvanë, pastaj shton se është dashur të gjente fjalë tjetër

Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, iu rikujtua sesi e quajti opozitën “hajvanë”, por ai mohoi se e kishte fjalën për të gjithë opozitën.

“I quajte të gjithë opozitën hajvanë”, ia rikujtoi moderatori i Politiko në Kanal 10.

“Nuk është e vërtetë që i kam quajtur gjithë opozitën ashtu”, reagoi Kurti.

“Ka qenë raport me premtimet lajthitëse…”, shtoi Kurti.

“Iracionaliteti i premtimeve ka bërë që të them ashtu siç thash, ndoshta është dashur të gjej një fjalë tjetër…”, u shpreh Kurti.

“Është e pakrahasueshme çfarë kanë thënë për mua…”, vlerësoi Kurti.

 

Share This