Kurti dhe Gjenerali Major Ulutaş flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Kurti dhe Gjenerali Major Ulutaş flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaş diskutuan për zhvillimet aktuale.

Diskutimet janë bërë në takimin  mirëseardhës ku Kurti e ka pritur Gjeneral Major Özkan Ulutaş, në këtë takim është theksuar situata e sigurisë dhe rëndësia e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë të vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.

Duke i uruar mirëseardhje përsëri në Kosovë dhe duke i dëshiruar suksese në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it,  Kurti po ashtu ka theksuar gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit.

Share This