
‘‘Kryetare e teatrit të përrallave’’, ‘‘ministre e frustruar’’, ‘‘kujdes fjalorin’’, debat mes Musliut e Haxhiut
Sot është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët.
Gjatë kësaj seance, ka pasur një debat mes deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut, dhe, kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, përcjell Express.
‘’ E nderuara kryetare e teatrit të përrallave, zonja Albulena Haxhiu’’, ka thënë Musliu.
‘’Faleminderit Gane, jam e nderuar’’, i është përgjigjur Haxhiut.
‘’Një sqarim kryetare, përderisa një ministre e frustruar del dhe iu thotë deputetëve po tregoni përralla’’, ka shtuar Musliu.
‘’Kujdes fjalorin, nuk keni të drejtë me quajt të frustruar askënd, kujdes fjalorin se të merret fjala, kujdes se si sillesh ndaj ministrave e deputetëve ’’ , ka thënë Haxhiu.


