Kryeministri australian: Sulmi në Sidnei, akt antisemitizmi dhe terrorizmi

Kryeministri australian: Sulmi në Sidnei, akt antisemitizmi dhe terrorizmi

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, sulmin në plazhin Bondi jashtë Sidneit që lanë të paktën 11 të vdekur, e përshkroi si një akt të së keqes, antisemitizmit dhe terrorizmit që ka goditur zemrën e kombit australian.

Kryeministri Albanese, në një postim në ‘Facebook’, ka hteksuar se sulmi ndaj hebrenjve australianë është një sulm ndaj çdo australiani.

Ai vuri në dukje se policia dhe agjencitë e sigurisë po punojnë për të identifikuar të gjithë personat e lidhur me këtë sulm të synuar.

Tutje kryeministri australian shtoi se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e komunitetit hebre.

Ndërkaq zyrtarë izraelitë reaguan me zemërim ndaj incidentit, disa duke akuzuar qeverinë australiane për lehtësimin e rritjes së antisemitizmit.

Share This