Bisedimet për t’i dhënë fund luftës-Zelensky: SHBA dhe Ukraina, konsensus për disa pika kritike

Bisedimet për t’i dhënë fund luftës-Zelensky: SHBA dhe Ukraina, konsensus për disa pika kritike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë arritur konsensus për disa çështje kritike për t’i dhënë fund konfliktit gati katërvjeçar, si ato lidhur me kontrollin territorial në zemrën industriale lindore të Ukrainës, si dhe menaxhimin e Centralit Bërthamor të Zaporizhzhias, mbeten të pazgjidhura,

Zelensky foli ndërsa SHBA-ja i paraqiti planin me 20 pika – të hartuar pas bisedimeve maratonë në Florida gjatë ditëve të fundit.

Sipas Zelenskyt, pritet një përgjigje nga Moska ditën e mërkurë.

Në qendër të negociatave qëndron çështja e territorit për rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, të njohura si Donbas.

Kjo është “pika më e vështirë”, tha Zelenskyy. Ai shtoi se këto çështje do të diskutohen në nivel liderësh.

Rusia vazhdon të këmbëngulë në kërkesa maksimaliste, duke insistuar që Ukraina të heqë dorë nga territori i mbetur në Donetsk që nuk e ka pushtuar ende – një ultimatum që Ukraina e ka refuzuar.

Rusia ka pushtuar pjesën më të madhe të Luhanskut dhe rreth 70% të Donetskut.

Për të lehtësuar kompromisin, Shtetet e Bashkuara kanë propozuar shndërrimin e këtyre zonave në zona ekonomike të lira.

Ukraina këmbëngul që çdo marrëveshje të jetë e kushtëzuar me një referendum, duke lejuar popullin ukrainas të vendosë për fatin e vet.

Sipas Zelenskyt, Ukraina kërkon demilitarizimin e zonës dhe praninë e një force ndërkombëtare për të garantuar stabilitetin. /rtsh/

Share This