Kreu i Ferizajt uron presidentin Ademi për zgjedhjen në Komitetin për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s: Ky emërim është vlerësim i merituar

Kreu i Ferizajt uron presidentin Ademi për zgjedhjen në Komitetin për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s: Ky emërim është vlerësim i merituar

Kreu i FC Ferizajt, Lulzim Abazi e ka uruar presidentin e FFK-së, Agim Ademin për zgjedhjen e tij anëtar në Komitetin për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s.

Sipas Abazit, emërimi i të parit të futbollit kosovar në  Komitetin për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s, është vlerësim i merituar për punën që bën presidenti Ademi prej vitesh në zhvillimin e futbollit të Kosovës.

Ky është postimi i Abazit:

Urim për presidentin Agim Ademi

Në emër të FC Ferizaj dhe në emrin tim personal, shpreh urimet më të sinqerta për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, me rastin e zgjedhjes së tij anëtar në Komitetin për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s.

Ky emërim vjen si një vlerësim i merituar, duke pasur parasysh se presidenti Ademi tashmë është edhe anëtar i Komitetit HatTrick të UEFA-s, e tani me përfaqësimin e tij edhe në strukturat e FIFA-s, ai e forcon më tej pozicionin e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.

I uroj shumë suksese në këtë detyrë të re dhe përgjegjësi të lartë, duke qenë i bindur se do të vazhdojë ta përfaqësojë me dinjitet futbollin e Kosovës në arenën botërore.

Me respekt,

Lulzim Abazi

President i FC Ferizaj

Share This