Krasniqi e Tahiri premtojnë zhvillim dhe projekte për qytetin e Mitrovicës

Krasniqi e Tahiri premtojnë zhvillim dhe projekte për qytetin e Mitrovicës

Tubim përmbyllës Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur edhe në Mitrovicë. Kreu i këtij subjekti, Memli Krasniqi, premtoi se kandidati i tyre për kryetar, është vizionar, me program konkret për punë, zhvillim e realizim të projekteve.

Punë e zhvillim të qytetit të Mitrovicës, premtoi kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, derisa u shpreh i bindur në fitoren e Arian Tahirit. Krasniqi, para elektoratit të PDK-së në qytet, u zotua se Tahiri do të realizojë të gjitha projektet e premtuara.

“Të gjithë e dimë që Mitrovica është shumë më mirë se dje… nuk po flas për balotazh, por për fitore të vërtetë. Nuk ka mundur të zgjillohet një datë më e rëndësishme se sot, sepse sot ne festojmë 26 vjetorin e PDK-së, që ishte trashëgimtare e UÇK-së, dhe jemi krenar se çdo arritje, festa jonë nuk është e plotë pa Thaçin, Veselim e Krasniqin”, u shpreh Krasniqi.

Kandidati i PDK-së për kryetar të këtij qyteti, Arian Tahiri, bashkëqytetarëve të tij u premtoi përkrahje me punë, zhvillim e realizim të projekteve.

“Mbështetja e madhe që ma keni dhënë ju është mbështetje që lidhet për të ardhmen, po e ndjejmë. Mitrovica është krenari. Është forcë. Është shtëpia jonë. Bashkë ecim përpara!”, tha mes tjerash Tahiri, raporton rtk.

Në këtë tubim elektoral u prezantuan edhe kandidatët për asamble nga radhët e PDK-së.

Share This