KQZ publikon shpenzimet tremujore të partive politike

KQZ publikon shpenzimet tremujore të partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin e shpenzimeve tremujore të subjekteve politike për periudhën tetor–dhjetor 2025, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Sipas të dhënave të bëra publike nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson listën e shpenzimeve, duke raportuar rreth 1 milion e 263 mijë euro të shpenzuara gjatë kësaj periudhe tremujore.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka deklaruar shpenzime në vlerë prej rreth 280 mijë e 822 euro.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka raportuar shpenzime prej rreth 224 mijë e 859 euro, po ashtu për periudhën tetor–dhjetor 2025.

Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se shpenzimet e saj gjatë kësaj periudhe raportuese kanë qenë rreth 70 mijë euro, raporton rtk.

KQZ ka theksuar se publikimi i këtyre të dhënave realizohet në kuadër të rritjes së transparencës dhe monitorimit të financimit të subjekteve politike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Share This