
Vendimi ndaj Izraelit, Trump: Do bisedoj me vendet që sanksionuan vendbanimet në Bregun Perëndimor
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të bisedojë me Izraelin dhe me vendet që kanë vendosur sanksione ndaj vendbanimeve në Bregun Perëndimor, për të kuptuar më mirë arsyet e këtyre vendimeve.
Kur u pyet nga gazetarët për vendimet e fundit të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për sanksionimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, Trump deklaroi se do të kontaktojë si Izraelin, ashtu edhe këto vende.
Ai u pyet nëse Shtetet e Bashkuara i kundërshtojnë këto sanksione, por nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Do të flas me Izraelin, do të flas me ta dhe do të mësoj se cili është mendimi i tyre. Unë e kuptoj saktësisht se çfarë po ndodh, por dua të mësoj pse, krejt papritur, ka ndodhur kjo”, ka theksuar Trump. /rtsh/

