Konjufca pret ambasadorin hungarez, flasin për bashkëpunim të mëtejmë

Konjufca pret ambasadorin hungarez, flasin për bashkëpunim të mëtejmë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

Sipas njoftimit të lëshuar nga MPJD, në takimin njoftues, Ambasadori Dux e uroi zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Gjatë takimit u theksua miqësia ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite. U diskutua gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, përfshirë programet e bursave për studentët kosovarë”, thuhet në njoftim.

Republika e Kosovës vlerëson mbështetjen dhe partneritetin me Hungarinë

Share This