
KE-ja propozon buxhetin e BE-së prej 1.816 trilionë eurosh
Komisioni Evropian ka propozuar një buxhet qendror të BE-së prej 1.816 trilionë eurosh për periudhën shtatëvjeçare nga viti 2028, pas ditësh negociatash të brendshme të tensionuara.
Kjo shifër do të përfaqësonte një rritje të fuqisë shpenzuese të Bashkimit Evropian krahasuar me buxhetin aktual që ka filluar që nga viti 2021.
Anëtarët e Komisionit, të udhëhequr nga Presidentja Ursula von der Leyen, më në fund u dakorduan për këtë shifër të mërkurën, që do të thotë se shpenzimet totale do të rriteshin në 1.15 përqind të të ardhurave bruto kombëtare të BE-së, krahasuar me rreth 1.1 përqind gjatë periudhës aktuale, raporton “Politico”, transmeton Klankosova.tv.
“Është një buxhet që përputhet me ambicien e Evropës, që përballet me sfidat e Evropës dhe që forcon pavarësinë tonë”, u tha von der Leyen gazetarëve. “Buxheti është më i madh, është më i zgjuar dhe është më i mprehtë”.
Komisioni pretendoi se buxheti i tij do të arrijë në 2 trilionë euro. Kjo përfshin pagesat e borxhit të BE-së pas Covid-it, i cili do të përfaqësonte 1.26 përqind të PBB-së. Siegfried Muresan, negociatori i buxhetit për Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë të von der Leyen, e përshkroi këtë metodë si “mashtruese”.
Kritika e tij u pasqyrua nga ligjvënësit nga i gjithë spektri.


