
Deliu kritikon Kurtin: Emrat e PDK-së luftuan kundër Serbisë, ti bashkëpunon me Listën Serbe
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ai lidh opozitën me Listën Serbe.
Deliu theksoi se figurat kryesore të PDK-së kanë luftuar kundër Serbisë, ndërsa sipas saj, Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po bashkëpunojnë me Listën Serbe përmes Mimoza Kusari-Lilës.
“Albin, themeluesit dhe emrat e PDK-së e kanë sulmuar dhe luftuar me armë Serbinë. Siç u tha edhe sot në Hagë. Me Listën Serbe bashkëpunon ti, madje edhe për pagën e veteranëve të UÇK-së. Prandaj edhe e avancon Mimozën në ministre si kundërshpërblim për bashkëpunimin me Millan Radojçiqin”, ka shkruar Deliu në reagimin e saj.


