Katar, helikopteri ushtarak rrëzohet në det, nuk dihet fati i personave në bord

Katar, helikopteri ushtarak rrëzohet në det, nuk dihet fati i personave në bord

Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi sot se një helikopter u rrëzua në det pranë brigjeve të Emirateve.

Sipas njoftimit, helikopteri hasi një “defekt teknik” gjatë kryerjes së një “fluturimi rutinë”.

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në zonën detare, ndërsa fati i personave në bord mbetet i panjohur për momentin, transmeton euronews.al.

Katari ka përballuar në mënyrë të përsëritur sulme iraniane me dronë dhe raketa që prej nisjes së sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit më 28 shkurt, me qytetin industrial Ras Laffan, një nga qendrat më të mëdha të prodhimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë, që ka qenë disa herë objektiv i këtyre sulmeve.

Share This