Osmani kryeson listën e LDK-së, Abdixhiku kandidat për kryeministër

Osmani kryeson listën e LDK-së, Abdixhiku kandidat për kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në zgjedhjet e 7 qershorit lista e LDK-së do të udhëhiqet nga Vjosa Osmani si kandidate për presidente, ndërsa ai vetë do të jetë kandidat për kryeministër me numrin 2.

“Vjosa Osmani do t’i prijë listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit si kandidate për presidente, ndërsa unë si kryetar i LDK-së, me numrin 2 si kandidat për kryeministër të vendit”, tha Abdixhiku në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, raporton rtk.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku theksoi nevojën për bashkim dhe tejkalim të ndasive brenda partisë.

Share This