Karriera e Ronaldos është e jashtëzakonshme, thotë Beckham  

Karriera e Ronaldos është e jashtëzakonshme, thotë Beckham  

Ish-futbollisti anglez David Beckham ka folur për karrierën e Cristiano Ronaldos, duke e cilësuar atë si një lojtar të jashtëzakonshëm.

Sipas anglezit Ronaldo ka lënë trashëgimi të madhe në çdo klub ku ka luajtur.

“Ishte i jashtëzakonshëm. Në fakt, në çdo ekip ku ka luajtur, ai ka lënë një trashëgimi për veten,” tha Beckham.

“Në fillim me Portugalinë, më pas me Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe Al-Nassr”, theksoi ai.

Ikona anglez mendon se karriera e Ronaldos është e pabesueshme.

“Ai ka një karrierë të jashtëzakonshme kur e shohim sot, është vërtet e pabesueshme”,  përfundoi Beckham.

Share This