Juve flet shqip: “Fat të mbarë, Edon!”

Juve flet shqip: “Fat të mbarë, Edon!”

Klubi i njohur italian Juventus ka surprizuar sot fansat shqiptarë duke i uruar sukses Edon Zhegrovës me Kombëtaren e Kosovës, në prag të ndeshjes me Slloveninë.

Kosova dhe Sllovenia do të ballafaqohen sonte në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 20269.

Në një postim në rrjetet sociale, Juventusi ka shkruar në gjuhën shqipe:

“Fat të mbarë, Edon!”

Ky është një gjest i veçantë që tregon mbështetjen e klubit torinez për yllin kosovar, i cili gjatë verës që lamë pas iu bashkua torinezëve.

Gjestin e klubit italian e kanë mirëpritur edhe tifozët kosovarë, të cilët e kanë vlerësuar si një tjetër shembull të afërsisë dhe respektit që Juventusi po tregon ndaj lojtarit dhe fansave të tij në Kosovë.

Share This