
Jashari pas nënshkrimit me Milanin u drejtohet tifozëve: Mezi po pres të ju shoh
Ardon Jashari është futbollisti më i ri i Milanit. Jashari që ka prejardhje shqiptare, por që përfaqëson Zvicrën u zyrtarizua sot nga klubi italian përmes rrjete sociale.
Milan ka publikuar një video të Jasharit që kishte një mesazh për tifozët.
“Përshëndetje Rossoneri, jam vërtet i lumtur që jam këtu. Mezi po pres të ju shoh dhe FORCA MILAN”, ishin fjalët e Ardonit.


