Ismet Kryeziu: 99 për qind e kryetarëve aktualë pritet të hyjnë në balotazh

Ismet Kryeziu: 99 për qind e kryetarëve aktualë pritet të hyjnë në balotazh

Analisti politik dhe drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të ardhshme pritet që rreth 99 për qind e kryetarëve aktualë të komunave të hyjnë në balotazh, ndërsa në shumicën e komunave të dalin kandidatët më të votuar të tanishëm.

Në një reagim në rrjetin “Facebook”, Kryeziu ka theksuar se, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këtë herë mungon fryma e rotacioneve politike, pra ajo ndjesi e ndryshimit që zakonisht ndihet në periudha zgjedhore.

“Përveç dy a tre komunave ku ka përplasje brenda të njëjtit krah politik, nuk po shihet ndonjë energji qytetare për ndryshim të pushteteve lokale”, ka shkruar ai.

Sipas tij, fushatat po zhvillohen në mënyrë rutinore, me kandidatë që përsërisin qasjet e njohura dhe me votues që nuk po tregojnë ndonjë entuziazëm të veçantë.

Kryeziu shton se gjallëria e garës mund të rikthehet vetëm pas hyrjes në balotazh, kur, siç thotë ai, “fryma zgjedhore zakonisht ngjallet”.

“Deri atëherë, gjithçka duket më shumë si një përgatitje e qetë për fazën e dytë, sesa si një garë që po frymëzon qytetarët”, ka përfunduar Ismet Kryeziu.

Share This