
Ismajli dëmtohet në stërvitje, shtyn debutimin me Torinon dhe humb ndeshjen me Kombëtaren
Ardian Ismajli është dëmtuar gjatë një seance stërvitore me Torinon dhe për këtë motiv pritet që të qëndrojë jashtë fushave për gati një muaj.
Shqiptari, i cili u transferua në Piemonte, vetëm pak javë më parë pasi u largua nga Empoli pas përfundimit të kontratës.
Ky dëmtim do të thotë se Ismajlit do t’i duhet që të presë për të debutuar me ekipin e tij të ri. Dëmtimi i mbrojtësit “prek” edhe Sylvinho-n, i cili do të duhet që të bëjë llogaritë pa 28-vjeçarin për takimin e radhës të Shqipërisë, e cila më 9 Shtator pret në “Air Albania” Letoninë, takim ky i vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit 2026.


