IRAK – 60 viktima pas zjarrit në një qendër tregtare
Rreth 60 persona humbën jetën pas një zjarri masiv në një hipermarket në qytetin irakian të Al-Kutit, tha sot një guvernator lokal.
”Flaka shpërtheu gjatë natës në qendrën tregtare shumëkatëshe në provincën e Wasit, rreth 170 kilometra në juglindje të Bagdadit, duke bllokuar blerësit brenda vendit mes flakëve në rritje dhe tymit të dendur”, thanë dëshmitarët okularë.
Disa media irakiane raportuan se zjarri la 77 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa zjarrfikësit po përpiqeshin ende ta shuanin atë dhe të nxirrnin trupat e të vdekurve nga rrënojat.
Shkaku i zjarrit nuk ishte menjëherë i qartë.
”Midis të vdekurve ishin gra dhe fëmijë”, tha guvernatori i Wasit, Mohammed Jamil al-Miyahi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Irakut INA.
Al-Miyahi shtoi se gjetjet e një hetimi paraprak mbi incidentin do të bëhen publike brenda 48 orësh.
Megjithatë, banorët thanë se flakët ishin përhapur për shkak të mungesës së standardeve të sigurisë në qendrën tregtare


