
Hykmete Bajrami: Kushtetuesja i dha fund bllokadës së Kurtit për Haxhiun
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se prej ditës së parë kishin paralajmëruar atë që sot u vërtetua.
Sipas saj, me këtë vendim i është dhënë fund bllokadës së Albin Kurtit për kandidaturën e Albulena Haxhiut.
“Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut. Deputetët duhet të marrin pjesë në votim dhe ai duhet të jetë i hapur, sepse qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush për kë voton. S’ka demokraci aty ku s’ka respektim të Kushtetutës dhe Ligjit”, ka shkruar Bajrami.


