Hoti: Masat ndëshkuese të BE-së i kanë kushtuar Kosovës mbi 613 milionë euro

Hoti: Masat ndëshkuese të BE-së i kanë kushtuar Kosovës mbi 613 milionë euro

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë pasur ndikim të madh financiar në vend, duke sjellë një kosto të përgjithshme prej 613.4 milionë eurosh për periudhën qershor 2023 – prill 2025.

Kështu ka deklaruar ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka sqaruar se kjo shumë përfshin projektet e pezulluara për një afat të pacaktuar si pjesë e sanksioneve të Brukselit.

“613.4 milionë euro është kostoja totale e masave të BE-së ndaj Kosovës për periudhën qershor 2023 – prill 2025. Këtu përfshihen projektet e pezulluara për afat të pacaktuar”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka theksuar se nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë fonde të humbura përfundimisht, të cilat ishin të destinuara për bujqësi, turizëm rural dhe ndërmarrje të vogla.

Sipas Hotit, sektorët më të prekur nga pezullimi i projekteve janë:

Mjedisi – 351 milionë euro

Energjia – 114 milionë euro

Digjitalizimi – 57 milionë euro

Kultura – 15 milionë euro

Ish-kryeministri ka paralajmëruar se këto humbje financiare kanë pasoja të drejtpërdrejta në zhvillimin ekonomik të vendit, duke ngadalësuar investimet strategjike dhe duke ndikuar në sektorët kyç për të ardhmen e Kosovës.

Share This