Hoti kritikon Osmani-n: Vizita në Mitrovicë shkelje e rolit kushtues

Hoti kritikon Osmani-n: Vizita në Mitrovicë shkelje e rolit kushtues

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Mitrovicë të Jugut, ku ajo e uroi ish-bashkëthemeluesin e partisë, Faton Pecin, për marrjen e mandatit si kryetar komune.

Sipas Hotit, vizita e presidentes nuk pasqyron unitet, por favorizime dhe përçarje politike:

“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike. Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtues. Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje.”

Reagimi i ish-kryeministrit vjen menjëherë pas vizitës së Osmani-t në Mitrovicë të Jugut, ku ajo mori pjesë në ceremoninë për marrjen e mandatit nga Peci si kryetar i komunës.

Share This