
Hoti: Importet nga Serbia janë rritur për mbi 200 për qind në janar-maj 2025, krahasuar më 2024
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë me dije se importi i mallrave nga Serbia është rritur për mbi 200 për qind në janar-maj të vitit 2025, krahasuar me këtë periudhë të vitit 2024.
Hoti ka shkruar në “Facebook” se importet janë rritur në 91.31 milionë euro për këta muaj.
“Në periudhën Janar-Maj 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, importi i mallrave në Kosovë nga Serbia është rritur me 217 për qind. Nga 42.08 milionë euro të importuara gjatë muajve janar-maj 2024, importet janë rritur në 91.37 milionë euro për muajt janar-maj 2025. Duke pasur parasysh natyrën e mallrave që importohen nga Serbia, ka shumë gjasa që prodhimi vendor të jetë zvogëluar për shumën e rritur të importit nga Serbia”, ka shkruar Hoti.


