Henry rrëfen periudhën te Juventusi: E kuptova se nuk isha gati

Henry rrëfen periudhën te Juventusi: E kuptova se nuk isha gati

Legjenda franceze Thierry Henry ka rikthyer kujtimet nga periudha e tij e shkurtër te Juventus në vitin 1999, duke folur për mentalitetin e hekurt që karakterizonte skuadrën bardhezi në atë kohë.

Ish-sulmuesi, sot komentator për transmetuesin amerikan CBS Sports, tregoi një episod domethënës nga ditët e para në Torino.

“Arrita dhe kishte lojtarë të kalibrit të Alessandro Del Piero, Filippo Inzaghi, Zinedine Zidane, Didier Deschamps dhe Angelo Di Livio. Në fushën e stërvitjes ata po vraponin dhe, para një ushtrimi, më thanë: ‘Qëndro mënjanë, kjo nuk është ende për ty’. U përpoqa të qëndroja sepse sapo kisha mbërritur, por vetëm shikoja”, kujton Henry.

Ai përshkroi edhe intensitetin e stërvitjeve, duke veçuar përkushtimin ekstrem të mesfushorit Alessio Tacchinardi.

“Tacchinardi vraponte para dhe mbrapa nga një shtyllë porte në tjetrën derisa pothuajse i ra të fikët. U ktheva në dhomën e zhveshjes dhe mendova: ‘Nuk jam gati për këtë’. Njerëzit thoshin se ajo skuadër vraponte shumë. Ishin gati ta shtynin veten përtej kufijve të tyre, ishin gati të vdisnin në fushë për skuadrën”, tha ai.

Henry qëndroi vetëm disa muaj te Juventusi para se të transferohej te Arsenal, ku më pas do të shndërrohej në një nga sulmuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit anglez.

Share This