Hëna mbi Bregun Trabocchi, ‘Fotoja e Ditës’ e NASA-s

Hëna mbi Bregun Trabocchi, ‘Fotoja e Ditës’ e NASA-s

Një imazh sugjestionues i kapur nga fotografi italian Marco Bellelli është zgjedhur nga NASA si “Fotoja Astronomike e Ditës”.

Titulluar “Hëna e plotë në rrjetë”, fotografia tregon një moment magjik ku hëna e plotë dhe me ngjyrë vjollcë duket sikur është kapur në rrjetat e një trabucco (strukturë tradicionale peshkimi) në Punta Tufano, në provincën e Chietit.

Imazhi, i realizuar më 9 gusht nga Bellelli, një mjek nga Lanciano me një pasion të veçantë për fotografinë dhe astronominë, është publikuar sot në faqen zyrtare të agjencisë hapësinore amerikane.

Zgjedhja e NASA-s është një vlerësim i lartë për punën e autorit dhe shërben si një dëshmi e bukurisë së veçantë të peizazhit italian, e shkrirë me spektaklin natyror të qiellit. /rtsh/

Share This