
Temperaturat ekstreme në Gjermani, mijëra vdekje të regjistruara gjatë qershorit
Sipas vlerësimeve të ekspertëve nga Instituti Robert Koch (RKI), rreth 5,120 persona kanë humbur jetën gjatë muajit qershor në Gjermani.
Vetëm në javën e fundit të qershorit (22–28 qershor), vlerësohet se kanë vdekur më shumë se 4,300 persona.
Gjatë asaj periudhe, Gjermania u përball me një valë të fortë të të nxehtit, me temperatura rekord në disa rajone, ndërsa u vu re një rritje e numrit të vdekjeve.
Zyra Federale e Statistikave njoftoi se në javën 22–28 qershor u regjistruan 23,900 vdekje, rreth 7,100 më shumë se dy javë më herët.
Gjermania dhe pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore u përballën me një valë ekstreme nxehtësie në fund të qershorit, ku temperaturat kaluan mbi 40°C në disa zona, shkruan DW.

