
Izraeli nis sulme ajrore në Teheran dhe Bejrut, shpall evakuime në Liban
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se kanë nisur sulme ajrore në kryeqytetin iranian, Teheran, si dhe në kryeqytetin libanez, Bejrut.
“IDF aktualisht po kryen sulme të njëkohshme të synuara kundër objektivave ushtarake në Teheran dhe Bejrut”, thuhet në deklaratë.
Sulmet vijnë rreth një orë pasi IDF lëshoi një “paralajmërim urgjent” për njerëzit në periferitë jugore të Bejrutit dhe në dhjetëra fshatra, duke u bërë thirrje atyre të evakuohen. IDF kishte thënë se po synonte qendrat e komandës dhe objektet e magazinimit që i përkisnin Hezbollahut.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë lëshuar një “paralajmërim urgjent” për njerëzit në periferitë jugore të Bejrutit dhe në dhjetëra fshatra.
IDF u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg ndërtesave të lidhura me Hezbollahun dhe se kushdo që është pranë tyre është në rrezik.
“Për sigurinë tuaj, duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja“, tha zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, Avichay Adraee.
Ndërsa u lëshua paralajmërimi, re të dendura tymi të zi mund të shiheshin duke u ngritur në qiellin e hershëm të mëngjesit mbi Bejrut dhe Reuters raportoi se mund të dëgjoheshin shpërthime të forta. /rtsh/


