Haxhiu demanton Serbinë: Popoviq e ka pranuar fajësinë me vullnet të lirë

Haxhiu demanton Serbinë: Popoviq e ka pranuar fajësinë me vullnet të lirë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj pretendimeve të shtetit serb se zyrtari i tyre, Igor Popoviq, “nën detyrim” ka pranuar fajësinë për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka cilësuar këtë akuzë si të rreme, duke theksuar se gjatë seancës gjyqësore – me pamje dhe zë – vetë Popoviq dhe avokati i tij kanë pranuar se fajësia dhe marrëveshja janë pranuar me vullnet të plotë, raporton Rekordi.net.

“Shteti i Serbisë jo vetëm që keqpërdor vizitat zyrtare për të nxitur urrejtje dhe përçarje, por vazhdon propagandën e saj edhe pas marrëveshjeve me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu, duke shtuar se Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është një vend demokratik ku sundon drejtësia dhe dinjiteti njerëzor është i garantuar. /Rekordi.net

Share This