
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Gjykata Speciale njofton se rastin “Thaçi dhe të tjerët” në rastin e administrimit të drejtësisë, Hashim Thaçit dhe të tjerë iu është vazhduar paraburgimi.
“Në vendimin mbi rishikimin e paraburgimit më 3 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut. Gjykatësi Gosnell konstatoi se ekziston rreziku real që të akuzuarit, nëse do të liroheshin, mund të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë vepra penale të tjera”, nofton Specialja, raporton rtk.

