BE-ja dënon sulmin e Sami Kurteshit ndaj AGK-së: Këto praktika duhet të marrin fund

BE-ja dënon sulmin e Sami Kurteshit ndaj AGK-së: Këto praktika duhet të marrin fund

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj deklaratave dhe sjelljeve të anëtarit të LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, i cili të martën (2 dhjetor) pas përfundimit të mbledhjes së KQZ-së nuk i duroi pyetjet e gazetarëve, i pengoi ata edhe fizikisht e edhe nisi të bërtasë ndaj tyre.

Në reagimin e saj, BE-ja tha se e dënon ashpër gjuhën e Kurteshit.

“BE-ja në Kosovë dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të LVV-së, Sami Kurteshi, i cili e etiketoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) si një ‘aleancë grupesh kriminale’ dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund”, thekson BE-ja, transmeton Klan Kosova.

Në fund, BE shton se liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike: “BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj”, tha ky institucion në reagimin e lëshuar në rrjetet sociale.

Share This