Hargreaves: Kosova duhet t’i kthehet urgjentisht stabilitetit politik

Hargreaves: Kosova duhet t’i kthehet urgjentisht stabilitetit politik

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për nevojën urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit politik.

Ai ka shkruar në rrjetet sociale për takimin me presidenten Osmani, duke theksuar se kthimi në stabilitet politik është i domosdoshëm për të mundësuar përparim në agjendat vendore dhe ndërkombëtare.

“Sot bisedova me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për nevojën urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit politik, në mënyrë që të mundësohet përparimi në agjendat vendore dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi politik i respektueshëm dhe konstruktiv është jetik për të gjetur një rrugë përpara”, ka theksuar Hargreaves.

Share This