Haradinaj kërkon konsultë mes partive politike para seancës së Kuvendit

Haradinaj kërkon konsultë mes partive politike para seancës së Kuvendit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se partia e tij do të kërkojë një konsultë mes partive politike para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit.

Sipas tij, qëllimi i kësaj konsultimi është diskutimi për kandidaturat për kryetar të Kuvendit.

“Përmes koleges sonë, Timës, që është shefe e grupit parlamentar, do të kërkojmë një konsult para seancës me shefat e grupeve dhe me kryesuesin. Nëse ka gatishmëri edhe në nivel të kryetarëve të partive, që të diskutojmë për kandidaturat. Pra, kush mundet me qenë një kandidaturë unifikuese. Është e vërtet që pos emra që kemi cek, mund të ketë edhe të tjerë që mund ta marrin votën tonë,” tha Haradinaj.

AAK ka theksuar se është e hapur për diskutime, duke lënë të kuptohet se përveç emrave të përmendur më herët, mund të mbështesë edhe kandidatë të tjerë që do të siguronin konsensus mes partive politike.

Share This