
Halilaj përfaqëson Kosovën në Hamburger Bahnhof të Berlinit
Zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, së bashku me shefen e kabinetit, Shkurte Aliu, drejtorin e Filharmonisë, Dardan Selimaj, dhe kuratoren Catherine Nichols, vizituan ekspozitën e njohur “Një Operë Jashtë Kohës” nga artisti kosovar Petrit Halilaj, e hapur në Hamburger Bahnhof, Berlin.
Ky projekt i Halilajt përfaqëson një arritje të rëndësishme për artin bashkëkohor nga Kosova. Ekspozita lidhet me operën “Syrigana”, realizuar në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës, duke eksploruar temat e kujtesës, dashurisë dhe identitetit.
Prezantimi i ekspozitës në një nga hapësirat më të njohura të artit bashkëkohor në Evropë dëshmon prezencën e fuqishme të artistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare dhe fuqinë e artit për të komunikuar përtej kufijve.
Ky aktivitet nënvizon angazhimin e Ministrisë së Kulturës për promovimin e artistëve kosovarë dhe për forcimin e imazhit kulturor të Kosovës në arenën globale.


