Haaland fundos Unitedin në derbin e Manchesterit

Haaland fundos Unitedin në derbin e Manchesterit

Manchester City ka fituar bindshëm 3-0 ndaj Manchester United në kryederbin e kësaj fundjavë në Premier League.

Heroi i ndeshjes ishte Erling Haaland, i cili shënoi dy gola në pjesën e dytë, ndërsa Phil Foden hapi serinë në minutën e 18-të pas një aksioni të bukur nga Jeremy Doku.

Norvegjezi dyfishoi me një finalizim elegant dhe më pas vulosi rezultatin pas një gabimi të mbrojtjes së United, duke e kthyer City-n tek fitorja pas dy humbjeve radhazi.

Nga ana tjetër, skuadra e Ruben Amorim regjistroi vetëm një fitore në pesë ndeshjet e para të sezonit, duke thelluar krizën në “Old Trafford”.

Pas kësaj fitore, City ngjitët në vendin e tetë me gjashtë pikë, dy më shumë së United që renditet e 14-ta.

Share This