Gucati: Sot i thërrasim ndërgjegjes sonë kombëtare. Gjykata Speciale ka humbur çdo besim te shqiptarët

Gucati: Sot i thërrasim ndërgjegjes sonë kombëtare. Gjykata Speciale ka humbur çdo besim te shqiptarët

Në protestën gjithëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se shqiptarët nuk do të heshtin më ndaj krimeve serbe të kryera në Kosovë.

Si një ndër organizatorët kryesorë, ai iu drejtua protestës me mijëra pjesëmarrës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke theksuar se proceset në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerë, janë të padrejta dhe se viktima po barazohet me xhelatin.

Ne sot po protestojmë, por të ngremë zërin për drejtësi. Jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të mbrojtur gjakun e derdhur për liri dhe për të mbrojtur nderin e çlirimtarëve tanë. UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë se ka qenë ushtri çlirimtare. Këtë e ka dëshmuar historia, populli, varret e dëshmorëve të kombit, bota mbarë. Bota mbarë pa në sytë e vet krimet serbe në Kosovë. Sot, përmes kësaj Gjykate po gjykohen jo krimet, por fajtorët si popull. Po përpiqen të barazojnë viktimën me xhelatin. Po duan të njollosin luftën tonë të shenjtë. Ne nuk do ta pranojmë këtë.

Nuk do ta lejojmë të përdhosin emrin e komandantëve tanë. Nuk do të heshtim kurrë për këtë histori të popullit tonë. kjo protestë nuk ka lidhje me politikën. Kjo është protestë e popullit shqiptar në zemrat e shqiptarëve. Ne nuk po kërkojmë mëshirë. Po kërkojmë drejtësi, barazi para ligjit dhe para historisë. Ne e gjykojmë qartë që Gjykata Speciale e ka humbur çdo besim te shqiptarët. Proceset që po bëhen në Hagë janë të njëanshme dhe të padrejta. Kjo protestë është thirrja e ndërgjegjes sonë kombëtare,” u shpreh Gucati. /rtsh/

Share This