Gjiganti anglez synon Donnarumman, nis kontaktet me PSG-në

Gjiganti anglez synon Donnarumman, nis kontaktet me PSG-në

Manchester United ka nisur lëvizjet për ta përforcuar portën, duke shfaqur interesim konkret për portierin e kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma.

Sipas “The Telegraph”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë hyrë në bisedime fillestare me Paris Saint-Germain, në një kohë kur kontrata e Donnarummas skadon pas më shumë se një viti.

PSG është afër transferimit të Lucas Chevalier nga Lille, dhe është e gatshme të shqyrtojë shitjen e Donnarummas nëse mbërrin një ofertë e kënaqshme.

Në “Old Trafford”, italiani shihet si pasuesi ideal i André Onanës, i cili sezonin e kaluar u kritikua për disa gabime vendimtare. Besimi i trajnerit dhe stafit ndaj kamerunasit është zbehur dhe drejtuesit kërkojnë një alternativë më të sigurt.

Donnarumma, i njohur për paraqitjet vendimtare në Ligue 1 dhe Champions League, konsiderohet një përforcim i nivelit të lartë për objektivat e Manchester United në sezonin e ri. /Rekordi.net

Share This