Arsenali gati t’i ofrojë kontratë rekord Saka-s

Arsenali gati t’i ofrojë kontratë rekord Saka-s

Arsenali është i vendosur që të mos e lëshojë yllin e skuadrës, Bukayo Saka.

24-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm në klubin londinez dhe drejtuesit e “The Gunners” janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re rekord për të siguruar të ardhmen e tij.

Këtë verë, Arsenali ka forcuar skuadrën me afrimin e Viktor Gyökeres dhe Eberechi Eze, por zgjatja e kontratës së Sakës është prioriteti kryesor për drejtorin sportiv Andrea Berta.

Vetë lojtari, i lidhur fort me klubin, dëshiron të qëndrojë në Londër. Sipas “Daily Express”, negociatat po ecin mirë dhe Arsenali shpreson ta bëjë atë një nga lojtarët më të paguar në historinë e klubit.

Saka aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027, por një marrëveshje e re do të forconte edhe më shumë rolin e tij udhëheqës në skuadër dhe do të siguronte të ardhmen e tij afatgjatë me londinezët.

Share This