
Gjendet i vdekur një person në Istog, punonte në një fermë peshqish
Një punëtor është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se viktima është gjetur pa vetëdije rreth orës 07:00.
“Sot, më 21.11.2026, rreth orës 07:00, është gjetur një person pa vetëdije në vendin e tij të punës në Istog, në një fermë për kultivimin e peshqve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull i moshës madhore”, ka thënë Elezaj për Express.
Sipas tij, në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa pas konsultimeve është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

