
Gamba Osaka trondit Al-Nassrin, Ronaldo mbetet pa trofe
Gamba Osaka është shpallur kampione e Ligës së Kampionëve të Azisë 2, pasi në finalen e madhe mposhti me rezultat minimal 1-0 skuadrën saudite Al-Nassr.
Heroi i takimit ishte Dzenis Hummet, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 29-të, duke i siguruar klubit japonez trofeun kontinental.
Pavarësisht humbjes, Al-Nassri dominoi pothuajse në çdo aspekt statistikor. Skuadra saudite mbajti 67 për qind të posedimit të topit dhe realizoi 17 goditje drejt portës kundërshtare, gjashtë prej tyre në kuadrat.
Në anën tjetër, Gamba Osaka u tregua jashtëzakonisht efikase, duke regjistruar vetëm tri goditje gjatë gjithë ndeshjes, dy prej të cilave shkuan në portë.
Skuadra e drejtuar nga yjet e saj ofensivë fitoi edhe nëntë goditje nga këndi, por mungesa e konkretizimit dhe mbrojtja e organizuar e japonezëve bënë diferencën në këtë finale.
Cristiano Ronaldo luajti gjatë gjithë takimit, por nuk arriti të lërë gjurmë dhe kështu vazhdon të mbetet pa një trofe me Al-Nassrin që nga transferimi i tij në Arabinë Saudite.
Megjithatë, portugezi ende ka një mundësi për ta mbyllur sezonin me një titull, pasi Al-Nassri do të luftojë për titull të kampionit në xhiron e fundit të Saudi Pro League kundër Damac.

