Fundjava e parë e nëntorit me diell dhe temperatura deri në 22°C

Fundjava e parë e nëntorit me diell dhe temperatura deri në 22°C

Fundjava e parë e muajit nëntor pritet të karakterizohet nga mot i ngrohtë dhe me diell në mbarë vendin.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22°C, duke sjellë kushte tipike pranverore për këtë periudhë të vitit.

Në orët e mëngjesit, përgjatë luginave mund të paraqitet mjegull e lehtë, e cila do të shpërndahet gradualisht deri në mesditë.

Të hënën, temperaturat do të mbeten të larta, por pasdite pritet shtim i vranësirave, ndërsa në mbrëmje do të ketë rrebeshe shiu që do të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Të martën moti do të kthjellohet, por temperaturat do të bien ndjeshëm, me vlera maksimale rreth 12°C. Nga e mërkura, rikthehet moti kryesisht i kthjellët, me temperatura minimale që mund të zbresin deri në 0°C dhe maksimale rreth 15°C.

Erërat do të jenë të lehta, me drejtim jugor gjatë fundjavës dhe verilindor në fillim të javës së ardhshme.

Share This