Fluks në Merdarë, pritjet deri në 40 minuta në dalje

Fluks në Merdarë, pritjet deri në 40 minuta në dalje

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me fluksin e mjeteve në pikat kufitare të Republikës së Kosovës.

Sipas përditësimit të bërë në orën 07:15:30 të mëngjesit, situata paraqitet e qetë në pothuajse të gjitha pikat kufitare, përveç pikës së kalimit kufitar në Merdarë, ku është evidentuar një pritje më e gjatë për automjetet në dalje nga territori i Kosovës, raporton rtk.

Në këtë pikë kufitare, koha e pritjes për automjetet që dalin nga Kosova është 30 deri në 40 minuta, ndërsa kolona e krijuar arrin në 100 metra.

Nga ana tjetër, hyrja në Kosovë përmes Merdarës vijon të jetë e qetë, me kohë pritjeje prej 03-05 minutash. Edhe për kamionët, hyrja dhe dalja përmes kësaj pike kufitare mbetet pa vonesa, me kohë pritjeje të ulët.

Pikat tjera kufitare, përfshirë Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Jarinje, Qafë e Morinës dhe Vërmicë, paraqiten me qarkullim normal dhe pa kolona, me pritje të zakonshme prej 03-05 minutash si për hyrje, ashtu edhe për dalje.

Share This