Fluks në doganën e Morinë, afro 40 mijë persona kanë hyrë dhe dalë gjatë 24 orëve të fundit

Fluks në doganën e Morinë, afro 40 mijë persona kanë hyrë dhe dalë gjatë 24 orëve të fundit

Edhe në fundjavën e dytë të gushtit në pikën e kalimit kufitar në Morinë kishte fluks automjetesh e qytetarësh.

Kanë zgjedhur destinacione të ndryshme për pushime, që nga Velipoja, Shëngjini e deri në Sarandë.

“Do shkojmë në Sarandë, jemi nga Prishtina. Edhe vitin e kaluar isha po në Sarandë. Do qëndrojmë 10 ditë”, tha një qytetar.

“Do shkoj në Velipojë, vijmë nga Gjilani”, u shpreh një tjetër.

Të tjerë po shkojnë në aeroport të marrin të afërmit e tyre.

Kujtojmë që nga protokolli I nënshkruar mes dy qeverive nuk ka kontrolle për qytetarët e dy vendeve për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator.

Në 24 orët e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 18000 shtetas dhe kanë dalë rreth 21400 shtetas, raporton rtsh.

Share This