Formula 1, shiten të gjitha biletat për garën e 7 shtatorit në Monza

Formula 1, shiten të gjitha biletat për garën e 7 shtatorit në Monza

Interesim i madh i tifozëve për Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1, i cili do të zhvillohet në 7 shtator.

Gara e 16-të e kalendarit të botërorit 2025 në Formula 1 do të ketë një pjesëmarrje të konsiderueshme të apasionuarisht të këtij sporti.

Edhe pse duhet ende një muaj që të zhvillohet gara, organizatorët në Monza njoftojnë se biletat për të dielën, 7 shtator, janë shitur tashmë. Kanë mbetur në dispozicion një numër i konsiderueshëm biletash për provat e lira të së premtes në 5 shtator dhe kualifikueset e së shtunës së 6 shtatorit.

Organizatorët e garës së Formula 1 në Monza konfirmojnë se kjo pjesëmarrje e madhe tifozësh ishte e pritur dhe ka shumë të ngjarë të tejkalojë rekordin e pjesëmarrjes së vitit të kaluar.

Pas pushimeve të verës, F1 rikthehet në fundjavën e 29-31 gushtit me Çmimin e Madh të Holandës. /rtsh/

Share This