Fiton Inter, por nuk kualifikohet, edhe Reali jashtë tetëshesh

Interi e ka mposhtur në udhëtim Borussia Dortmundin, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, kjo fitore nuk i ka mjaftuar skuadrës italiane që të kualifikohet në rundin tjetër të elitës së futbollit evropian.

Ishte Di Marco (81’), i cili më një supergol nga goditja e lirë kalojë në avantazh skuadrën italiane prej 1-0.

Goditjen e dytë ‘milionerëve’ të Gjermanisë ua dha Diouf në minutën e 90+4.

Interi dhe Dortmundi kualifikimin do ta kërkojnë përmes ndeshjeve të plej-off-it.

Kualifikimin në rrethin tjetër të garave përmes plej-off-it do ta kërkojë edhe gjiganti spanjoll, Real Madrid që sonte u mund nga Benfica, me rezultat 4-2.

Ndërkaq, tashmë kualifikimin e kanë siguruar Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting dhe Man City.

Share This