Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës

Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës

Fehmi Kupina është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës në mbledhjen inauguruese të martën.

Kupina është zgjedhur kryesues pas propozimit të Lidhjes për Prishtinën, nën siglën e të cilës listë politike ai garoi në zgjedhjet e fundit lokale.

Ai mori 31 vota të Asamblesë Komunale. Katër asamblistë votuan kundër, ndërsa dy abstenuan.

Share This