Trepça luan mirë, por PAOK fiton

Trepça luan mirë, por PAOK fiton

Në ndeshjen e parë të Grupit F të FIBA Europe Cup, PAOK ka arritur të fitojë ndaj kampionit të Kosovës, Trepçës, me rezultatin 85:74.

Takimi është zhvilluar të mërkurën mbrëma në Selanik.

Trepça ka treguar karakter, por nuk i ka mjaftuar për të marrë fitoren në udhëtim. Trajneri Edis Beqiragiq dhe skuadra e tij do të përpiqen të përmirësohen në ndeshjet e ardhshme ndaj ekipeve të tjera në grup, duke përfshirë Braunschweigun dhe Anwilin.

PAOK e ka nisur mirë ndeshjen, duke fituar dy çerekët e parë me rezultat 27-20 dhe 18-13, dhe është vendosur në avantazh prej dymbëdhjetë pikësh pas pjesës së parë (45:33).

Megjithatë, Trepça ështv kthyer më e fortë në pjesën e dytë dhe është afruar në vetëm një pikë para fundit të ndeshjes (71:70), falë paraqitjes së shquar të JaCori Payne dhe Mikaile Tmushiq.

Në çerekun e tretë, Trepça ka arritur të fitojë me 22-18, dhe pjesa e fundit ka qenë më e luftuar, por disa gabime të basketbollistëve kosovarë dhe performanca e mirë e PAOK në fazën e sulmit e kanë vendosur fitoren në favor të grekëve.

Tre lojtarë te Trepça kanë qenë me pikë dyshifrore në këtë takim: JaCori Payne, Adnan Arslanagic dhe Chad Brown. Payne ka pasur nëntëmbëdhjetë pikë, tri kërcime dhe katër asistime, ndërsa Arslanagic ka pasur trembëdhjetë pikë, një kërcim dhe tri asistime. Paraqitje të mirë ka pasur edhe qendra Chad Brown, i cili në këtë takim ka realizuar trembëdhjetë pikë dhe ka pasur plot dhjetë kërcime.

Te PAOK, Stephen Brown ka qenë lojtari më i dalluar me tetëmbëdhjetë pikë dhe shtatë asistime, ndërsa K.J. Jackson dhe Thomas Dimsa kanëshënuar katërmbëdhjetë, përkatësisht trembëdhjetë pikë.

Share This